Ndërlidhjet

Kuvendi diskuton marrëveshjen për sigurime shoqërore me Zvicrën



Kuvendi i Kosovës i rekomandoi Qeverisë që në fushën e politikave sociale të ketë prioritet rinegocimin e Marrëveshjes për Sigurimet Shoqërore me Zvicrën.

Ky dhe të tjera rekomandime u dhanë pas kërkesës deputetit Emrush Xhemajli, i cili ftoi në interpelancë kryeminsitrin Hashim Thaçi, në lidhje me shkëputjen dhe rinegociimin e marrëveshjes mbi sigurimet shoqërore ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës.

Xhemaili, tha se rinegociimi i marrëveshjes po shkon ngadalë. Rrjedhimisht, sipas tij, që nga prishja e marrëveshjes më 1 prill të këtij viti, janë dëmtuar rreth 170 mijë vetë.

Thaçi tha se Qeveria e Kosovës është duke punuar në këtë drejtim në mënyrë që të harmonizohet legjislacioni i Kosovës me atë të Zvicrës.

Ai theksoi se mbrojtja shëndetësore dhe sociale është ndër fushat që Qeveria i ka gjithmonë në listën e vetë të prioriteteve, por për prishjen e një marrëveshjeje të tillë, Thaçi tha se nuk e ka fajin as Kosova, as Zvicra, por fakti që Kosova ka qenë nën ish-Jugosllavi dhe nën Serbi.

"Fajtor është se pse kemi qenë nën ish-Jugosllavi. Fajtor për të gjitha prapambetjet është pushtimi serb. E tash është fillimi i ri", është përgjigjur në pyetjet e ligjvënësve kryeministri Thaçi.
XS
SM
MD
LG