Ndërlidhjet

Të rinegociohet marrëveshja me Zvicrën


Ligjvënësit kosovarë
Ligjvënësit kosovarë
Kuvendi i Kosovës i rekomandoi Qeverisë që në fushën e politikave sociale të ketë prioritet rinegocimin e Marrëveshjes për Sigurimet Shoqërore me Zvicrën.

Ky dhe të tjera rekomandime u dhanë pas kërkesës së deputetit Emrush Xhemajli, i cili ftoi në interpelancë kryeministrin Hashim Thaçi, në lidhje me shkëputjen dhe rinegocimin e marrëveshjes mbi sigurimet shoqërore ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës.

Xhemaili tha se rinegocimi i marrëveshjes po shkon ngadalë. Rrjedhimisht, sipas tij, që nga prishja e marrëveshjes më 1 prill të këtij viti, janë dëmtuar rreth 170 mijë vetë.

Ndërkaq, Thaçi tha se Qeveria e Kosovës është duke punuar në këtë drejtim, në mënyrë që të harmonizohet legjislacioni i Kosovës me atë të Zvicrës.

Kryeministri Thaçi theksoi se mbrojtja shëndetësore dhe sociale është ndër fushat që Qeveria i ka gjithmonë në listën e vet të prioriteteve.

Mirëpo, për prishjen e një marrëveshjeje të tillë, Thaçi tha se nuk e ka fajin as Kosova, as Zvicra, por fakti që Kosova ka qenë nën ish-Jugosllavi dhe nën Serbi.

"Fajtor është se pse kemi qenë nën ish-Jugosllavi. Fajtor për të gjitha prapambetjet është pushtimi serb. E tash është fillimi i ri", iu përgjigj pyetjeve të ligjvënësve kryeministri Thaçi.
XS
SM
MD
LG