Ndërlidhjet

Sejdiu dhe Thaçi do të udhëtojnë në Nju Jork



Presidenti dhe kryeministri i Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe Hashim Thaçi, do të udhëtojnë përsëri këtë fundjavë në Nju Jork, ku do të zhvillojnë takime të numërta dhe do të marrin pjesë në pritjen tradicionale që e organizon presidenti amerikan, Barak Obama.

Zëdhënësi i Qeverisë, Memli Krasniqi, tha se pritet që në kuadër të aktiviteteve të lobimit për njohjen e pavarësisë së Kosovës, Sejdiu dhe Thaçi të takohen me shumë përfaqësues ndërkombëtarë, të cilët ndodhen në Nju-Jork në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
XS
SM
MD
LG