Ndërlidhjet

logo-print

Nju Jork: Ofrohen 10 milionë dollarë për vendin e qendrës islamike



Kreu rus i Federatës Botërore të Shahut (FIDE), ofroi sot 10 milionë dollarë për ta blerë lokacionin ku paralajmërohet të ndërtohet projekti kundërthënës i qendrës islamike në Nju Jork.

Agjencia RIA Novosti citoi Kirsan Ilumzhinov të ketë thënë se ai i ka dërguar një letër kryebashkiakut të Nju Jorkut, Majkëll Blumberg "me një ofertë për ta blerë këtë vend për 10 milionë dollarë", me qëllim që ta përdorë si qendër ndërkombëtare dhe akademi të shahut.

Javën e kaluar, miliarderi Donald Tramp ofroi 7.5 milionë, por oferta u refuzua.
XS
SM
MD
LG