Ndërlidhjet

SHBA: Komiteti i Senatit miratoi paktin e ri START



Komiteti për Marrëdhënie me Jashtë i Senatit e miratoi paktin SHBA-Rusi mbi kontrollin e armëve bërthamore, i njohur si pakti i ri START.

Tash pakti duhet të miratohet në Senatin 100 anëtarësh.

Republikanët thonë se marrëveshja mund t’i kufizojë përpjekjet për të modernizuar arsenalin bërthamor, por kritikat janë hedhur poshtë nga presidenti Obama dhe zyrtarët amerikanë të mbrojtjes.

Marrëveshja u nënshkrua nga presidentët Obama e Medvedev në muajin prill në Pragë.
XS
SM
MD
LG