Ndërlidhjet

logo-print

Britani: Pas Edinburgut, Papa sot qëndron në Londër


Papa Benedikti i 16-të sot qëndron në Londër, me ç’rast do të takohet me kryepeshkopin nga Canterbury, derisa Papa synon përmirësimin e raporteve ndërmjet Kishës Katolike Romane dhe Kishës Anglikane.

Kjo është vizita e parë shtetërore e Papës në Britani.

Ai e filloi vizitën dje në Edinburg, me ç’rast atë e priti Mbretëresha Elizabeta e Dytë. Pastaj Papa e udhëhoqi një meshë në Glasgou, ku morën pjesë afro 65 mijë besimtarë.

Vizita e Papës në Britani është përshkruar me kundërthënie, lidhur me çmimin e vizitës dhe me skandalet lidhur me keqtrajtimin e fëmijëve në Kishën Katolike.

Dje Papa tha se Kisha ende nuk kishte vepruar në mënyrë të vendosur lidhur me këtë çështje, ose me shpejtësi të mjaftueshme për t’i larguar priftërinjtë, që i kishin keqtrajtuar fëmijët.

Vlerësohet se kjo ishte deklarata e tij më e fuqishme deri tash për këtë çështje.
XS
SM
MD
LG