Ndërlidhjet

Serbi: BE-ja e sjellë propozimin për bisedime me Kosovën


Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Stefan File, do t’ia dorëzoj Serbisë agjendën e propozuar për bisedime me Kosovën, kur ai sot më vonë gjatë ditës, e viziton Beogradin, ka raportuar e përditshmja Danas.

Duke cituar burime “të larta në administratën e Serbisë”, gazeta shkruan se në agjendë “nuk ka befasi” dhe është e fokusuar në çështjet praktike, të bllokuara nga mospajtimet politike lidhur me statusin e Kosovës.

Bashkimi Evropian dëshiron që Beogradi dhe Prishtina, të fillojnë të bisedojnë për “bashkëpunim në mbrojtjen kufitare, në dogana, tregti dhe ekonomi, transport, telekomunikim, pastaj për kujdesin për trashëgiminë kulturore dhe fetare dhe për luftën kundër krimit të organizuar”, shkruan e përditshmja beogradase.

Komisionari Stefan File pritet që në Beograd të ketë takime me presidentin Boris Tadiq, me kryeministrin Mirko Cvetkoviq dhe me zyrtarë të tjerë të lartë.
XS
SM
MD
LG