Ndërlidhjet

Tusk: Për Zakajevin do të vendosim sipas drejtësisë sonë


Duke u shprehur në radion e Polonisë, për arrestimin e liderit separatist çeçen në ekzil, Ahmed Zakajev, kryeministri, Danillo Tusk, theksoi se vendimi i Polonisë do të jetë “në linjë me ndjenjën tonë të interesave të Polonisë, me ndjenjën tonë të drejtësisë dhe ne nuk do t’i plotësojmë pritjet e askujt”.

Më herët, policia polake e arrestoi Ahmed Zakajevin, i cili kërkohet nga Rusia për dyshime lidhur me terrorizëm.

Zoti Zakajev ishte në Poloni për të marrë pjesë në Kongresin e Çeçenëve, që po mbahet afër Varshavës.

Autoritetet e Polonisë i kishin tërhequr vërejtjen Zakajevit, se ai mund të ballafaqohet me arrest, nëse vjen në Poloni, për shkak të një fletarresti ndërkombëtar të Rusisë. Moska ka paralajmëruar se do të kërkoj dorëzimin e Zakajevit.

Zakajevi kërkohet nga Rusia për dyshime lidhur me krime të kryera gjatë luftave të viteve të 90-ta, ndërmjet forcave ruse dhe separatistëve çeçenë.

Prej vitit 2003, atij i është dhënë azil politik në Britani, ku edhe jeton.
XS
SM
MD
LG