Ndërlidhjet

Kosovë: Vreshtarët protestojnë në qendër të Rahovecit


Vreshtarët e Rahovecit e kanë filluar një protestë në Sheshin e Dëshmorëve, në qendër të Rahovecit.

Protesta, sipas përfaqësuesve të shoqatës së vreshtarëve, do të vazhdojë deri në krijimin e një tregu për shitjen e prodhimeve të tyre.

Kryetari i shoqatës së vreshtarëve, Labinot Shehu, tregon se janë rreth 2 mijë vreshtarë të cilët presin zgjidhje nga Qeveria e Kosovës dhe nëse nuk do të gjendet zgjidhje brenda tre ditëve, dëmet do të jenë të mëdha.

Sipas Shoqatës së Vreshtarëve humbja do të jetë afro 10 milionë euro.

“Për momentin protesta është duke u zhvilluar në qendër të Rahovecit. Vreshtarët kanë dalë të gjithë më familjet e tyre dhe traktorë dhe po kërkojnë zgjidhje më të shpejtë nga qeveria”, u shpreh Shehu, duke shtuar se do të qëndrojnë në rrugë deri sa të bëhet një zgjidhje për prodhimet e tyre.
XS
SM
MD
LG