Ndërlidhjet

Nju Jork: Nga stuhia e madhe, së paku një i vdekur


Nga një stuhi e shkurtër, por shumë e fuqishme, në qytetin e Nju Jorkut, së paku një person e ka humbur jetën, ndërsa janë shkatërruar drunjët, janë dëmtuar kulmet dhe është ndërprerë rryma dhe qarkullimi i trenave.

Shërbimi Kombëtar i Motit i ka dërguar hetuesit për të vlerësuar se a ishte shndërruar stuhia në tornado.

Alarme për tornado ishte dhënë në Staten Island, Bruklin dhe në Kuins, të gjitha këto pjesë të qytetit të Nju Jorkut.

Sipas zyrtarëve, mbrëmë vonë, afro 30 mijë shfrytëzues kishin mbetur pa rrymë elektrike. Në këtë aspekt, më së shumti ishte goditur Kuinsi.

Pasi i vizitoi dëmet në Kuins, prefekti i qytetit të Nju Jorkut, Majkël Blumberg, tha se “lajm i mirë është se pjesa më e madhe e njërëzve janë të sigurtë, por të shqetësuar, për shkak të trafikut të dobët dhe për rrëzimin e drunjëve në oborret e tyre”.
XS
SM
MD
LG