Ndërlidhjet

SHBA, Francë: Sanksionet kundër Iranit kanë ndikim


Ministrat e mbrojtjes së SHBA-ve dhe Francës, thonë se sanksionet e reja ndërkombëtare kundër Iranit, për shkak të programit të tij bërthamor, po kanë ndikim.

Sekretari amerikan i mbrojtjes, Robert Gejts, tha se rundi i fundit i sanksioneve të OKB-së, të miratuara në muajin qershor, paraqesin platformë juridike për shtetet individuale, që të ndërmarrin aksione edhe më të ashpra kundër regjimit të Iranit.

Ai theksoi se sanksionet kundër Teheranit “po janë më tepër efektive dhe më të ashpra”, se sa që pritej.

Ministri francez i mbrojtjes, Herve Morin, që mbrëmë në Uashington, u takua me zotin Gejts, tha se beson se sanksionet kanë çuar në fillimin e “debatit” në qendër të udhëheqjes iraniane.

Ai ka kërkuar nga aleatët perëndimorë që ta mbajnë presionin kundër Iranit.
XS
SM
MD
LG