Ndërlidhjet

Plagoset një pjesëtar i FSK-së



Një pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës është plagosur rëndë nga një pjesëtar tjetër i kësaj force. Raportohet se plagosja ka ndodhur pas një zënke në mes të dy pjesëtarëve të FSK-së.

Raportohet se i plagosuri është transportuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ndërkohë që policia është duke hetuar rastin.

Sipas zëdhënësit rajonal të Policisë së Kosovës, Besim Hoti, sulmi ka ndodhur në fshatin Polac të Skenderajt. Hoti tha se policia ka konfiskuar një armë dhe ka arrestuar një person në lidhje me rastin.

XS
SM
MD
LG