Ndërlidhjet

Sri Lanka: 25 të vdekur nga shpërthimi i municionit



Zyrtarët e ushtrisë thanë se të paktën 25 njerëz kanë vdekur kur një kontejner me eksploziv shpërtheu në një depo municioni të policisë afër qytetit Batikaloa në Sri Lanka.

Më herët, zëdhënësi i ushtrisë tha se të paktën 60 njerëz kishin vdekur, por pastaj u korrigjua bilanci i viktimave.

Policia tha se shpërthimi ishte aksidental dhe ndodhi kur disa municione në kamion po u dorëzoheshin kontraktorëve të ndërtimit.

Shumica e të vrarëve janë oficerë të policisë, por në mesin e vdekurve ka të paktën dy të huaj, për të cilët raportohet se janë kontraktorë kinezë.
XS
SM
MD
LG