Ndërlidhjet

Karzai i fton afganët të dalin në votime



Presidenti i Afganistanit Hamid Karzai u bëri thirrje të gjithë afganëve të votojnë në zgjedhjet parlamentare të shtunën.

Duke folur para gazetarëve në pallatin e tij, Karzai poashtu tha se zgjedhjet do të kenë “parregullsi”.

Thirrja e tij vjen në kohën kur policia i ka rritur masat e sigurisë në mbarë vendin para votimeve, për të cilat talibanët janë zotuar se do t’i prishin.

Zyrtarët afganë thanë sot se deri 19 njerëz, përfshirë një kandidat të zgjedhjeve dhe tetë zyrtarë të zgjedhjeve, janë rrëmbyer në prag të votimeve.

Talibanët e morën përgjegjësinë për rrëmbimin e sotëm të kandidatit nga provinca lindore Langman.

Votimet shihen si test për aftësinë e qeverisë që të mbajë zgjedhje legjitime pas zgjedhjeve të kaluara presidenciale që u shoqëruan me manipulime.

Rreth 2.500 kandidatë nga 34 provinca konkurojnë për 249 ulëset në parlament.
XS
SM
MD
LG