Ndërlidhjet

Merkel dhe Sarkozi deklarohen ndryshe për romët



Gjermania e përgënjeshtroi pohimin e presidentit të Francës Nikolas Sarkozi, se gjermanët i kishin thënë atij se gjithashtu përgatiten t’i dëbojnë romët.

Presidenti francez u tha gazetarëve mbrëmë në samitin e BE-së në Bruksel se kancelarja Angela Merkel i paska thënë atij se ajo planifikon t’i pastrojë
romët që qëndrojnë ilegalisht në Gjermani, njëlloj si qeveria e tij që po bën në Francë.

Zëdhënësi i Merkelit, Shtefen Saibert, tha se ajo asnjëherë nuk i ka përmendur kampet e “pretenduara” të romëve në Gjermani.

Ministri i Jashtëm, Guido Vestervele ka thënë sot se Berlini sigurisht nuk planifikon t’i mbledhë dhe t’i dëbojë romët.
XS
SM
MD
LG