Ndërlidhjet

Rahovec: Protesta e vreshtarëve del nga kontrolli



Protesta e vreshtarëve në qendër të Rahovecit është përshkallëzuar në dhunë, tha Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i policisë në rajonin e Prizrenit, Hazir Berisha, i tha Radios Evropa e Lirë se protesta ka dalë nga kontrolli.

“Ka gjuajtje në objektet e 'Stone Castle'. Protesta ka kaluar në dhunë. Ndërhyri njësia speciale e policisë dhe ka të ndaluar. Është përdor gaz lotsjellës.
Situata vazhdon të jetë e tensionuar dhe pa ndonjë zgjidhje të shpejtë”, tha Berisha.

Lajmin e konfirmoi për Radion Evropa e Lirë edhe përfaqësuesi i Shoqatës së vreshtarëve, Labinot Shehu.

“Ne kemi qenë ne bisedime me përfaqësuesit e kompanisë 'Stone Castle' dhe nuk kemi arritur ndonjë zgjidhje, pas kësaj situata është tensionuar", tha Shehu, duke i bërë thirrje qeverisë që të ndërmarrë masa urgjente.
XS
SM
MD
LG