Ndërlidhjet

Londër: Pesë të arrestuar se 'kërcënonin' Papën



Autoritetet britanike thanë se kanë arrestuar pesë persona në Londër me pretendimin se kanë kërcënuar Papa Benediktin XVI, i cili ndodhet për vizitë në Britani.

Policia tha se pesë burrat e arrestuar nga mosha 26 deri 50 vjeç, u arrestuan në Londrën qendrore mbi bazë të aktit për terrorizëm.

Papa pritet të takohet sot me Arqipeshkvin e Kenterberit në synimin e tij që t'i përmirësojë marrëdhëniet ndërmjet Kishës Katolike dhe Kishës Anglikane.

Kjo është vizita e parë shtetërore e një pape në Britani.
XS
SM
MD
LG