Ndërlidhjet

Dodik urdhëron demarkacionin e kufirit ndëretnik në Bosnje



Qeveria e Republikës Serbe të Bosnjes i ka urdhëruar sot ministrisë së Drejtësisë dhe organeve përkatëse që t'a bëjnë planin për demarkacionin e kufirit ndëretnik me entitetin tjetër në Bosnje.

"Vendosëm që kjo të zbatohet për shkak se strukturat tjera federale nuk duan që kjo të bëhet. Ata duan të krijohet gjendje e re faktike, ndërsa ne duam ta dimë se ku kalon vija kufitare ndëretnike", tha kryeministri Millorad Dodik pas mbledhjes së qeverisë.
XS
SM
MD
LG