Ndërlidhjet

Tadiq: Të respektohen interesat e shqiptarëve dhe serbëve


“Serbia ka të drejtë t’i mbrojë interesat legjitime të saj në Kosovë”, tha presidenti i Serbisë Boris Tadiq, duke shprehur kënaqësinë që Beogradi dhe Bashkimi Evropian gjetën gjuhë të përbashkët për rezolutën mbi Kosovën.

“Në procesin që kemi përpara, dhe ky është procesi i bisedimeve, unë besoj se mund të gjejmë një zgjidhje stabile dhe të qëndrueshme për Kosovën, e cila e nënkupton respektimin e interesave legjitime kombëtare të popullit shqiptar dhe të interesave legjitime kombëtare të popullit serb dhe shtetit të Serbisë”, tha Tadiq.

“Çdo destabilizim i Ballkanit Perëndimor nënkupton edhe jostabilitet në Bashkimin Evropian”, tha Tadiq.

Ai i bëri këto komente në Beograd pas takimit me Komisionerin për Zgjërim të BE-së, Stefan Fyle.

Fyle tha se ka ardhur koha unioni t’i marrë seriozisht kërkesat e Serbisë për anëtarësim, dhe shfaqi shpresë se së shpejti Komisioni Evropian do të marrë vendim për kërkesën e Serbisë. Fyle shtoi se procesi i afrimit të Serbisë do zhvillohet sipas meritave.

Tadiq tha se Beogradi shpreson që bisedimet për anëtarësim në BE të nisin nga fillimi i vitit 2012.
XS
SM
MD
LG