Ndërlidhjet

logo-print

Ilir Tolaj fiton përballë qeverisë



Gjykata Supreme e Kosovës e anuloi vendimin e Këshillit të Lartë për Emërime Publike, për shkarkimin e Ilir Tolajt nga detyra e sekretarit të përhershëm të Ministrisë së Shëndetësisë.

Në aktvendimin e lëshuar, bëhet e ditur se Gjykata ka vendosur në favor të Ilir Tolajt, i cili e kishte paditur Qeverinë e Kosovës se i është shkëputur marrëdhënia e punës në mënyrë të parregullt.

Muaj më parë, në cilësinë e këshilltarit politik të ministrit të Shëndetësisë, Tolaj u arrestua nga policia e EULEX-it nën akuzat për shmangie nga tatimi.

Ai u lirua me kaucion.
XS
SM
MD
LG