Ndërlidhjet

Vreshtarët ndërpresin grevën



Vreshtarët e Rahovecit kanë ndërprerë protestën e sotme pa arritur ndonjë marrëveshje me kompaninë 'Stone Castle'.

Policia e Kosovës ka njoftuar se bilanci i të lënduarve gjatë protestës është rreth 21 protestues.

Zëdhënësi i policisë në rajonin e Prizrenit, Hazir Berisha, tha për Radion Evropa e Lirë se protesta ka përfunduar dhe situata tani është në kontroll.

Ndërkaq, kryetari i Shoqatës së Vreshtarëve Labinot Shehu i tha Radios Evropa e Lirë se nëse nuk do të bëhet një zgjidhje deri të hënën, protestat e vreshtarëve do të rifillojnë dhe do të jenë më masive.
XS
SM
MD
LG