Ndërlidhjet

Londër: Ndalohet i gjashti për kërcënimin ndaj Papës



Në Londër është ndaluar edhe njeriu i gjashtë nën pretendimin se ka rrezikuar Papa Benediktin XVI, i cili ndodhet për vizitë në Britani.

Arrestimi i tij u bë pas arrestimit të pesë personave në kryeqytetin britanik, pasi zyrtarët e sigurimit kishin marrë informata për kërcënim të mundshëm.

Askush nga pesë të arrestuarit, të cilët janë pastrues të rrugëve, nuk është britanik.

Papa sot u takua me Arqipeshkvin e Kenterberit, në përpjekje për t'i përmirësuar raportet ndërmjet Kishës Katolike dhe Kishës Anglikane.
XS
SM
MD
LG