Ndërlidhjet

Bullgaria mbron veprimet e Francës ndaj romëve


Ministri i Jashtëm i Bullgarisë ka mbrojtur Francën pasi kjo e fundit largoi migrantët romë dhe i ktheu ata në Rumani dhe Bullgari.

Duke folur pak para një proteste të romëve para ambasadës franceze në Sofie, ministri bullgar Nikolai Mladenov tha se Parisi ka “arsyetim ligjor” për veprimin e saj dhe se liria e lëvizjës nuk garanton të drejtën e vendosjes në një vend të veçantë.

Franca po kritikohet ashpër në të gjithë Evropën për shkatërrimin e kampeve rome dhe largimin e romëve nga Franca.

Në Bullgari, komuniteti rom përben 1/10 e popullatës 7.5 milionëshe bullgare.
XS
SM
MD
LG