Ndërlidhjet

Ahmedinexhad viziton Sirinë


Presidenti iranian, Mahmud Ahmedinexhad, po qëndron në Siri ku është takuar me udhëheqësin sirian, Bashar al-Assad. Ky takim është mbajtur dy ditë pasi presidenti sirian u takua me një ndërmjetës amerikan rreth mundësisë së rinisjes së bisedimeve paqësore me Izraelin.

Agjencia zyrtare e lajmeve e Sirisë nuk dha asnjë detaj të atij takimi, mirëpo një komentator thotë se takimi lë të kuptoi që SHBA-të kanë dështuar që të tejkalojnë mosmarrëveshjet në mes të këtyre dy vendeve.

Ahmedinexhadi herën e fundit ishte në Siri në muajin shkurt, menjëherë pasi Sekretarja Amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, tha se Uashingtoni shpreson që Siria të mos pranojë më ndikimin e Iranit.

Nga Damaskusi, lideri iranina do të udhëtojë për në Algjeri dhë më pas për në Nju Jork ku do marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së që tashmë ka nisur punimet.
XS
SM
MD
LG