Ndërlidhjet

Papa shprehet i turpëruar nga abuzimet e priftërinjve



Papa Benedikti XVI tha sot se ai ndjehet thellësisht i turpëruar për abuzimet e fëmijëve nga ana e priftërinjve katolikë.

Gjatë meshës në Katedralën e Uestminsterit në Londër, pontifikati 83 vjeçar tha se shpreson që Kisha Katolike do të jetë në gjendje ta pastrojë veten nga "mëkatet" e priftërinjve të vet, dhe ta ripërtrijë përkushtimin për edukimin e të rinjve.

Komentet e Benediktit u bënë në ditën e tretë të vizitës së tij në Britani, pas takimit me kryeministrin Dejvid Kamerun dhe zyrtarë tjerë të lartë.

Ngjarjet e sotme vijnë një ditë pas arrestimit të gjashtë personave që dyshohen se komplotonin sulm terrorist kundër vizitës së papës.

Zyrtarët e Vatikanit thanë se agjenda e vizitës nuk është prekur nga arrestimet e as nga protestat e paralajmëruara.
XS
SM
MD
LG