Ndërlidhjet

Mbyllen qendrat e votimit në Afganistan


Votimi në Afganistan, për zgjedhjet parlamentare, tashmë ka përfunduar ndërsa procesi u karakterizua me dhunë të talibanëve dhe disa parregullsi të raportuara nga votuesit.

Afganët patën mundësi të votonin 2500 kandidatët që kanë garuar për parlamentin 249 vendësh të këtij shteti.

Pasi votoi në Kabul, Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai, tha se ky proces votues do e ndihmojë vendin të shkojë drejtë “një të ardhme më të mirë.”

Për shkaqe sigurie mbi 1 mijë qendra të votimit nuk janë hapur fare pasi rrezikoheshin punonjësit zgjedhor nga sulmet e grupit militantë islamik i cili kishte bërë thirje që të bojkotoheshin zgjedhjet.
XS
SM
MD
LG