Ndërlidhjet

logo-print

Policia ndalon 4 organizatorë të protestës së vreshtarëve


Shoqata e Vreshtarëve të Rahovecit njofton se 4 nga organizatorët e protestës së djeshme në Rahovec janë ndaluar nga policia e Kosovës.

Sipas deklarimeve të kësaj shoqate që protestoi të premtën para fabrikës së verës, Stone Castle, qytetarët janë të irrituar nga ky veprim i policisë ndërsa ata i kanë shkruar zyrtarëve të shtetit që të ndërhyjnë për lirimin e tyre.

Protesta e vreshtarëve të rahovecit eskaloi të premtën në përleshje me policinë e Kosovës si rezultat i së cilës 29 persona u lënduan. Vreshtarët protestojnë kundër vendimit të Kompanisë Stone Castle që të mos e blejë rrushin e tyre.
XS
SM
MD
LG