Ndërlidhjet

Irani dënon një aktiviste të të drejtave të njeriut


Irani sot e ka dënuar me 6 vjet burg një aktiviste të të drejtave të njeriut. Shiva Nazar Ahari është arrestuar në muajin dhjetor derisa shkonte në varrimin e mentorit spiritual të lëvizjës opozitare të së gjelbërve, Ajatollahu i Madh, Hosein Ali Notazeri.

Kjo lëvizje kundërshton rizgjedhjen e Presidentit Mahmud Ahmedinexhad në zgjedhjet e vitit të kaluar.

Aktivistja, Nazar Ahari, ndër të tjera është dënuar dhe me arsyetimin se ka organizuar komplot kundër shtetit.

Avokati i saj, Mohammad Sharif, ka thënë se ajo duhet që të paguaj shumën prej 400 dollarëve si alternativë ndaj dënimit të rrahjes me 74 kamxhik.

Avokati gjithashtu ka thënë se ai do e apelojë vendimin pasi për këtë denim, sipas tij, nuk ka pasur “asnjë bazë ligjore.”
XS
SM
MD
LG