Ndërlidhjet

Ministria e Bujqësisë propozon subvencionim të verës



Ministria e Bujqësisë në Prishtinë ka propozuar që të subvencionohet sasia e verës së prodhuar gjatë vitit 2009 si zgjidhje për problemin e vreshtarëve të Rahovecit dhe krijimin e lehtësirave për podrumet e verërave.

Propozimi parasheh që ndërmarrjet përpunuese, për çdo litër verë të prodhuar në vitin 2009-të, të marrin nga 0.04 euro.

Komunikata thotë se kjo do të realizohet në momentin kur ndërmarrja do të merrë të njëjtën sasi të rrushit si gjatë vitit 2009.

Ministria konsideron se ky propozim përveç që ofron zgjidhje për problemin aktual, në masë të konsiderueshme ofron edhe mbështetje për podrumet e verërave në këtë rajon.
XS
SM
MD
LG