Ndërlidhjet

Berlin: Protesta kundër elektranave bërthamore



Dhjetëra mijë gjermanë dolën sot në rrugët e Berlinit duke protestuar kundër vendimit të qeverisë gjermane që të vazhdojë puna e elektranave bërthamore mesatarisht edhe për 12 vjet.

Qeveria e kancelares Angela Merkel hoqi dorë në shtator nga planet për mbylljen e 17 reaktorëve bërthamorë në Gjermani deri në vitin 2021.

Një sondazh i opinionit tregoi se shumica e gjermanëve janë kundër vendimit të qeverisë.
XS
SM
MD
LG