Ndërlidhjet

Obama: Republikanët i bllokojnë rregullat financiare të fushatës



Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, i ka akuzuar sot Republikanët se po i bllokojnë rregullat më të rrepta financiare të fushatës, të cilat ai beson se janë të nevojshme pasi Gjykata Supreme i hoqi kufizimet për donacionet e korporatave.

Kritikat e Obamës vijnë gjashtë javë para zgjedhjeve legjislative për Kongres, të cilat pritet të përcaktojnë fushëveprimin e presidentit në gjysmën e dytë të mandatit të tij.

Presidenti tha se liderët republikanë e kanë bllokuar propozim ligjin madje para se ai të vinte në Senat, transmeton AFP.
XS
SM
MD
LG