Ndërlidhjet

Afganistan: 14 të vrarë në ditën e zgjedhjeve



Gjithsejt 14 njerëz, përfshirë 11 civilë janë vrarë sot në Afganistan në incidentet e dhunshme që ndërlidhen me zgjedhjet parlamentare, tha ministri i brendshëm afgan, Bismullah Mohamadi.

Ndërkohë, të dhënat preliminare tregojnë se 3.6 milionë vota janë hedhur në kutitë e votimit, transmeton Reuters.

Shifra përbën rreth 40 % nga votat e përgjithshme të mundshme në të gjitha qendrat e votimit, të cilat kanë qenë të hapura.

Nga 6.835 qendra votimi që ishin planifikuar të hapen, 1.561 nuk janë hapur fare për shkak të drojes së sigurisë.
XS
SM
MD
LG