Ndërlidhjet

logo-print

Bota përshëndet afganët për pjesëmarrje në zgjedhje


OKB-ja, NATO dhe BE-ja kanë përshëndetur popullin afgan për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare megjithë kërcënimet e talibanëve. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mun, uroi afganët për “kurajon dhe vendosmërinë,” e treguar, një pikë që është vlerësuar pozitivisht edhe nga BE-ja.

Megjithatë, gjatë këtyre zgjedhjeve, 14 persona humbën jetën derisa mbahej procesi zgjedhor të shtunën. Pjesëmarrja në zgjedhje vlerësohet të jetë gati 40 %. Përpos dhunës, ka pasur edhe jo pak njoftime për manipulime të bëra gjatë procesit votues.

Këto ishin zgjedhjet e dyta parlamentare në Afganistan nga viti 2001.
XS
SM
MD
LG