Ndërlidhjet

Papa përmbyllë vizitën 4 ditore në Britani


Papa Benedikti XVI do e përmbyllë sot vizitën e tij shtetërore në Britani të Madhe pas 4 ditësh qëndrimi.

Pontifikati sot realizon udhëtimin e fundit brenda Britanisë, pikërisht në Birmingham në qendër të Anglisë ku do ta beatifikojë Kardinalin Xhon Henri Njuman, një nga personat më të njohur në Angli që është konvertuar nga Anglikanizmi ne Katolicizëm.

Të shtunën, gjatë meshës në Katedralën e Vestminsterit në Londër, Papa Benedikti u kërkoi falje viktimave të abuzimit seksual nga priftërinjët e Kishës Katolike.

Papa tha se shpreson që “kjo dhimbje e shkaktuar” të kontribojë për shërimin e viktimave dhe pastrimin e Kishës.
XS
SM
MD
LG