Ndërlidhjet

Sulme të reja në Bagdad


Zyrtarët irakian njoftojnë se dy vetura bomba kanë vrarë të paktën 10 persona sot dhe kanë lënduar disa persona të tjerë.

Brigadieri i Ushtrisë irakiane, Gjenerali Ali Fathal, ka thënë se sulmi i parë ndodhi në afërsi të një qendre të telefonave mobil në një lagje më të zhvilluar të Bagdadit.

Sulmi i dytë ka ndodhur disa minuta më vonë në një lagje veriore të Bagdadit, pikërisht në lagjen Kazimijah.
XS
SM
MD
LG