Ndërlidhjet

Zgjedhjet në Suedi, pritet fitorja e të djathtëve


Janë hapur sot qendrat e votimit në Suedi për zgjedhjet parlamentare ku sipas sondazheve të bëra, pritet mbetja në pushtet e qeverisë aktuale të qendrës së djathtë.

Kryeministri, Frederik Reinfeldt, ka shumë mundësi që qeveria e tij 4 partiake të bëhet i pari koalicion i qendrës së djathtë që fiton një mandat të dytë në gati një shekull.

Kjo ndryshon jo pak fuqinë e social -demokratëve që për 80 vjet e kanë dominuar skenën politike të Suedisë.

Partia Demokratike e ekstremit të djathtë pritet të fitoi ulësen e parë në Parlament duke shfrytëzuar politikat e saj kundër imigrantëve.
XS
SM
MD
LG