Ndërlidhjet

logo-print

Nis numerimi i votave afgane


Zyrtarët zgjedhor në Afganistan njoftojnë se sot ka filluar numërimi i votave të zgjedhjeve parlamentare të së shtunës.

Korrespondetët e Radios Evropa e Lirë raportojnë se sipas të gjitha gjasave numërimi do të marrë disa ditë derisa Komisioni i Ankesave do të ekzaminojë jo pak ankesa për manipulim.

Kryetari i Komisionit Zgjedhor të Ankesave, Sajed Murad Sharif, është një optmist i përmbajtur. Ai i ka thënë Radios Afganistani i Lirë se nuk beson që dyshimet për manipulime do të jenë të mjaftueshme që të dëmtojnë kredibilitetin e zgjedhjeve.

OKB, NATO dhe BE-ja kanë përshëndetur afganët që morrën pjesë në zgjedhje megjithë kërcënimet e talibanëve që të dëmotjnë procesin.

Ministria e Brendshme njofton se së paku 11 civilë dhe 3 policë janë vrarë gjatë procesit votues.
XS
SM
MD
LG