Ndërlidhjet

logo-print

Përkeqësohen marrëdhëniet në mes të Kinës dhe Japonisë


Qeveria kineze ka suspenduar të gjitha kontaktet e nivelit të lartë me Japoninë pasi një gjykatë japoneze shtyu paraburgosjen e një kapiteni të një anije kineze.

Televizioni shtetëror kinez lexoi një komunikatë të Ministrisë së Jashtme se ky vendim i Japonisë ka “dëmtuar rëndë shkëmbimet biletarele në mes të dy vendeve. Sipas këtij njoftimi Kina ka ndaluar bisedimet për rritjen e numrit të fluturimeve si dhe ka shtyer një takim rreth qymyrit me Japoninë.

Kapiteni i një anije peshkimi kineze u përplas me dy anije të rojeve bregdetare japoneze, një veprim ky që sipas Tokios ka qenë i qëllimshëm.
XS
SM
MD
LG