Ndërlidhjet

Marrëveshje nafte në mes të Turqisë dhe Irakut


Iraku sot ka nënshkruar një marrëveshje me Turqinë që të shtyejë për 15 vjet shfrytëzimin e tubit kryesor që lidh tokat veriore irakiane me naftë me portin mesdhetar të Xhejhanit.

Ripërtrirja e marrëveshjës ekzistuese së cilës i kishte kaluar afati në muajin mars, u bë pas negociatave të gjata.

Ministri i Naftës në Irak, Husein al Shahristani, ka marrë pjesë në ceremoninë nënshkruese së bashku me Ministrinë e Energjisë së Turqisë, Taner Jaldiz.

Ministri irakian tha se Turqia ka dhënë garancione se nuk do të lejojë që nafta të konfiskohet nga një palë e tretë dhe se çmimi që Bagdadi duhet të paguaj është rritur nga 75 cent në 1 dollar për fuçi.

Ministri i Naftës në Irak gjithashtu tha se sasia e naftës së Irakut që do kalojë përmes tubit së shpejti do të dyfishohet duke arritur në një milion fuçi në ditë.
XS
SM
MD
LG