Ndërlidhjet

logo-print

ETA e gatshme të pranoi ndërmjetësit ndërkombëtarë


Grupi seperatist bask, ETA, ka njoftuar se është e gatshme që të pranoi ndërmjetës ndërkombëtar për t’i dhënë fund konfliktit me qeverinë spanjolle.

Sipas këtij njoftimi, grupi bask është i gatshëm që të marrë parasysh hapat e kërkuar në të ashtuquajturën, Deklarata e Brukselit të bërë në mars.

Kjo deklaratë i bënte thirrje ETA-s, që të bëjë një armëpushim të përhershëm të pakusht dhe që do të ishte i verifikuar ndërkombëtarisht.

Kjo deklaratë e bërë nga ETA vjen dy javë pas vendimit të kësaj organizate për armëpushim. Ky armëpushim, megjithatë nuk u pranua nga qeveria spanjolle.
XS
SM
MD
LG