Ndërlidhjet

Dështon referendumi në Sllovaki


Në Sllovaki, referendumi që kishte për qëllim reformimin e Parlamentit, ka dështuar për shkak të pjesëmarrjes së vogël të votuesve.

Zyrtarët zgjedhorë thonë se rreth 22 % e sllovakëve kanë votuar, shumë më pak se pragu prej 50% i nevojshëm që referendumi të ishte valid.

Në mes të tjerash, referendumi i inicuar nga qendra e djathtë, pikërisht partia “Liria dhe Solidariteti” ka kërkuar zvogëlimin e parlamentit dhe privilegjeve për politikanët.

Liderët qeveritarë dhe opozita e këtij vendi nuk kanë qenë pro asaj që kërkohej me referendum.
XS
SM
MD
LG