Ndërlidhjet

Liberman: Të shkëmbehet toka dhe njerëzit me palestinezët


Ministri i Jashtëm i Izraelit ka propozuar që nëse arrihet marrëveshje paqësore, palestinezët duhet të pranojnë 1.3 milion qytetarë arabo-izraelit dhe të lejojnë Izraelin që të mbajë ndërtimet e saj në Rripin e Gazës.

Ministri Avidor Liberman ka thënë se principi që duhet të udhëheqë bisedimet për paqe “ nuk duhet të jetë të japësh tokë për paqe, por një shkëmbim i tokës dhe njerëzve.”

Ai ka hedhur poshtë idenë mbi të cilën janë mbajtur bisedimet me vite të tëra me palestinezët: Të tregtosh tokë të okupuar për paqe.

Partia e Libermanit, “Izraeli është Shtëpia Jonë” ka fituar mjaftë përkrahje gjatë zgjedhjeve të vitit të kaluar me mesazhin që e vë në pikëpyetje lojalitetin e qytetarëve arab të Izraelit, një minoritet ky që përbënë 20 % të popullatës 7.6 milionëshe të Izraelit.
XS
SM
MD
LG