Ndërlidhjet

Bogdanoviq: Statusi - temë qendrore e bisedimeve me Kosovën


Ministri për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviq, ka deklaruar se Serbia është e hapur për bisedime me Kosovën.

“Jemi të hapur për bisedime për të gjitha opsionet, që çojnë te kompromisi thelbësor dhe i qëndrueshëm”, i tha zoti Bogdanoviq gazetës Danas, duke shtuar se “qëndrimi i Beogradit është i njohur – dialogu është e vetmja mënyrë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës”.

Ai mëtutje, theksoi se “është i njohur edhe kufiri – vija e kuqe nën të cilën Serbia nuk mundet dhe nuk do të shkoj”.

Sipas ministrit Bogdanoviq, temë qendrore e dialogut të ardhshëm të Prishtinës dhe Beogradit do të duhej të ishte statusit, por edhe çështja e sigurisë, pozita e bashkësisë serbe dhe e atyre joshqiptare, mbrojtja e trashëgimisë kulturore, decentralizimi, transporti, e çështje të tjera.
XS
SM
MD
LG