Ndërlidhjet

Ahmadinexhad: SHBA t’i lirojnë tetë iranianë


Presidenti i Iranit, Mahmud Ahmadinexhad, ka kërkuar nga Shtetet e Bashkuara, që t’i lirojnë tetë iranianë, për të cilët ai tha se po mbahen ilegalisht.

Në një intervistë për televizionin amerikan, zoti Ahmadinexhad, tha se vendi i tij e ka bërë një gjest human, javën e kaluar, kur e liroi gruan amerikane, Sarah Shourd, e cila mbahej në Iran, prej korrikut të vitit 2009.

Mahmud Ahmadinexhad, aktualisht gjendet në Nju Jork, për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Me këtë rast uai u takua me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-mun.

Në një kumtesë nga Kombet e Bashkuara, u tha se “është theksuar rëndësia e respektimit të të drejtave themelore civile dhe politike”.

Ban Ki-mun, poashtu, i tha zotit Ahmadinexhad, se ai shpreson se Irani do të “angazhohet në mënyrë konstruktive” për zgjidhjen e problemit me perëndimin lidhur me programin atomik.
XS
SM
MD
LG