Ndërlidhjet

Gjermani: Nga shpërthimi dhe të shtënat – katër të vrarë


Katër vetë janë vrarë, ndërsa një polic është plagosur seriozisht, në qytetin jugperëndoimor gjerman, Loerrach.

Detajet ende janë të paqarta.

Policia tha se dy njerëz u gjetën të vdekur pas një shpërthimi dhe zjarrit në një ndërtesë në këtë qytet, që ndodhet afër kufitit Zvicër – Francë.

Mediat gjermane raportuan se një grua, nga kjo ndërtesë, kishte hyrë në spitalin e afërt dhe kishte hapur zjarr, duke e vrarë një punëtor të spitalit.

Më vonë kjo grua u vra nga policia.
XS
SM
MD
LG