Ndërlidhjet

Kabul: Ende herët për vlerësimin e zgjedhjeve



Vahid Omar, zëdhënësi i presidentit afgan, tha se është ende herët të vlerësohet cilësia e zgjedhjeve parlamentare të mbajtura të shtunën.

Komentet e Omarit vijnë një ditë pas konferencës për shtyp të përfaqësuesit të OKB-së në Afganistan, Stefan de Mistura, i cili tha se është shpejt të themi se votimet e së shtunës ishin të suksesshme, ashtu siç nxituan të thonë disa zyrtrë afganë.

Komisioni Zgjedhor i Ankesave ka marrë deri tani 700 ankesa. Fondacioni Afgan për Zgjedhje të Lira e të Ndershme tha se ka pasur shkelje, parregullsi dhe keqpërdorime masive të votës.
XS
SM
MD
LG