Ndërlidhjet

PPK-ja zgjat armëpushimin me Turqinë



Partia Punëtore e Kurdistanit njoftoi sot se ka zgjatur edhe për një javë armëpushimin e njëanshëm me forcat turke. Grupi në fjalë deklaroi një periudhë mos veprimi në 13 gusht të këtij viti.

Partia Punëtore e Kurdistanit ka nisur një betejë guerrile për më shumë autonomi në Turqi që nga viti 1984. Rreth 40 mijë veta, shumica kurdë, kanë humbur jetën gjatë këtyre dekadave. PPK-ja konsiderohet si organizatë terroriste nga Turqia, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
XS
SM
MD
LG