Ndërlidhjet

Irani kritikon ANEB-ën



Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Bërthamore vuan nga "një krizë morale dhe besimi", tha Ali Akbar Salehi, kreu i agjencisë iraniane të energjisë bërthamore.

Salehi kritikoi dhe raportin e fundit të agjencisë së OKB-së duke theksuar se fuqitë perëndimore kishin ndikuar në hartimin e raportit.

Marrëdhëniet mes ANEB-ës dhe Iranit janë përkeqësuar së fundi, pasi Teherani nuk lejoi hyrjen e dy inspektorëve me përvojë të agjencisë të veprojnë në Iran.
XS
SM
MD
LG