Ndërlidhjet

logo-print

Franca e rrezikuar nga sulmet terroriste



Hetuesit e anti-terrorit në Francë po hetojnë informacionet se një atentatore vetvrasëse mund të jetë duke përgatitur një sulm në Paris.

Prokuroria ka nisur hetimet për të "verifikuar besueshmërinë" e raporteve të agjencive të sigurisë vendore se një sulm terrorist, që do të kishte një femër për autore mund të jetë në përgatitje e sipër.

Zyrtarët francezë thanë se Franca rrezikohet realisht nga një sulm terrorist i përmasave të mëdha, që ka për autorë islamistët radikalë. Masat e sgurisë në Francë janë shtuar, njoftojnë autoritetet.
XS
SM
MD
LG