Ndërlidhjet

Rusi: 20% e fëmijëve në institucione shtetërore



Aktivistët e të drejtave të fëmijëve në Rusi pohojnë se një në tre fëmijë të birësuar në Rusi janë kthyer sërish tek institucionet shtetërore. Numri i fëmijëve të kthyer arrin në 30 mijë. Shumica e fëmijëve janë kthyer nga familjet birësuese pasi nuk kanë marrë ndihmën e premtuar financiare nga shteti. Rusia nga viti 2008 u godit nga kriza globale financiare.

Rusia ka aktualisht 700 mijë fëmijë në institutcionet shtetërore, që përfaqëson 20% të numrit të përgjithshëm të fëmijëve në këtë vend. Numri i fëmijëve pa familje është më i madh krahasuar me fundin e Luftës së Dytë Botërore.
XS
SM
MD
LG